KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Kancelari britanik Osborn:Vendi ndodhet në pozita të forta ekonomike

Kancelari britanik Osborn:Vendi ndodhet në pozita të forta ekonomike

Kancelari britanik Xhorxh Osborn tha sot se Mbretëria e Bashkuar është gati të përballet me të ardhmen nga një pozitë e fortë, duke nënkuptuar se nuk do të ketë një buxhet emergjencë për Breksit. Por, siç tha ai, do të ketë nevojë për të bërë një rregullim në ekonominë britanike. Megjithatë, Osborn sugjeroi se para se të ndërmerret ndonjë veprim, do të ishte e përshtatshme të pritej zgjedhja e kryeministrit të ri. Sipas Osborn, Britania do të filloje procesin e daljes nga BE-ja, në bazë të nenit 50 të Traktatit të Lisbonës.

“Vetëm Mbretëria e Bashkuar mund të aktivizoje nenin 50. Në gjykimin tim, duhet ta bëjmë një gjë të tillë vetëm pasi të kemi një këndvështrim të qartë mbi marrëveshjet e reja me fqinjët europiane”, tha ai, ndërsa shtoi se gjatë periudhes që do të vijojnë negociatat për daljen e vendit, nuk do të ketë ndryshime në të drejtat e njerëzve për të punuar dhe udhëtuar apo në tregtinë e mallrave dhe shërbimeve, si dhe në mënyrën e rregullimit të tregut financiar. Kancelari britanik i bëri komentet e mësipërme, me synim qetësimin e tregjeve finaciare pas uljes së vlerës së monedhës vendase si rezultat i Breksit, ndërkohë që paundi britanik shënoi sot në mëngjes një ulje tjetër ulje në tregjet aziatike, duke rënë me 2.6 përqind përkundrejt dollarit.