KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Kancelarja Merkel, vizitë historike në Kirkizi

Kancelarja Merkel, vizitë historike në Kirkizi

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka takuar presidentin e Kirgizisë, Amazbek Atambaev, në fillim të vizitës dyditore në vendin e Azisë Qendrore. Në takimin në Bishkek, Atambaev ka thënë se vizita e Merkelit, e para nga një kancelar gjerman, është historike. Merkel ka thënë se Kirgizia po zhvillon demokracinë dhe se një rrugë e tillë do të forcojë marrëdhëniet mes Berlinit dhe Bishkekut. Merkel ka takuar edhe liderë fetarë e etnikë. Kirgizia dikur ka strehuar komunitet të madh gjerman, por tani atje ndodhen rreth 9,400 banorë, pasi shumica kanë migruar në Gjermani dhe vende të tjera, pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik.