KRYEFAQJA » LAJME » Kanceri i gjirit-marshim ndërgjegjësues në Shkodër
auto_kanceri_lu_ademi_41477659188-800x445

Kanceri i gjirit-marshim ndërgjegjësues në Shkodër

500 raste të reja me kancer në gji janë shënuar vitet e fundit dhe shumica në moshë të re. Fatkeqësisht 75 % të prekurve paraqiten te mjeku në fazat më të rrezikshme të sëmundjes. Për të rritur ndërgjegjësimin për kontrolle të shpeshta të gjirit tek gratë dhe vajzat Shkodra ka mbyllur me një tubim ndërgjegjësues fushatën njëmujore, organizim i mbështetur nga ambasada amerikane. Historia personale e Zymreta Binoshit, gruas nga Shkodra , që fitoi luftën me kancerit e gjirit , si rezultat i ekzaminimit në kohën e duhur, ishte apeli më domethënës që iu drejtua grave nga tubimi i sotëm në Shkodër.

Ambasadori amerikan shprehu gadishmërinë e ambasades amerikane në mbështetjen e nismave të tilla që synojnë mbrojtjen e jetës.

Nën moton “Shëndeti i gjirit varet nga ty- një gjest i thjesht të shpëton jetën “ u zhvillua ecja simbolike në rrugët e qytetit me praninë edhe të ambasadorit amerikan në Shqipëri Dolad Lu, dhe kryebashkiakes Voltana Ademi.