KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Kandidatët amerikanë për Shtëpinë e Bardhë në ditët e fundit të fushatës
Zgjedhjet në SHBA, kryeson Tramp

Kandidatët amerikanë për Shtëpinë e Bardhë në ditët e fundit të fushatës

Ditën e fundit të fushatës para zgjedhjeve presidenciale, republikani Donald Trump dhe demokratja Hillary Clinton janë përqëndruar te shtetet e fundit ku kanë mbështetje të ulët, në përpjekje për të fituar votuesit e pavendosur. Kandidati republikan, Donald Trump, akuzoi Byronë Federale të Hetimeve (FBI) për pasaktësi, pasi kjo zyrë deklaroi se rivalja e tij demokrate, Hillary Clinton, nuk ka kryer asnjë shkelje me emailet e saj. Trump tha se është e pamundur që FBI-a të rishikojë 650,000 emaile për një kohë kaq të shkurtër. “Clintoni po mbrohet nga një sistem i manipuluar. E kam thënë gjithmonë këtë”, tha ai në një takim në Miçigan. “Clintoni është fajtore, ajo e di, FBI e di, njerëzit e dinë. Tani, u mbetet amerikanëve të bëjnë drejtësi në kutitë e votimit më 8 nëntor”, tha ai. Ndërsa Clintoni nuk u mor me këtë temë . Ajo tha se vendi po përballet me “një cast vlerësimi” dhe se amerikanët duhet të zgjedhin midis “ndarjes dhe bashkimit”. Zonaj Clinton do të bëje sot fushatë në Miçigan, bastion i demokratëve, dhe në Filadelfia ku do ti bashkohet presidenti aktual Barak Obama. Anketimet tregojnë se zonja Clinton, ish-Sekretare e Shtetit, vazhdon të ketë një epersi të ngushtë ndaj zotit Trump, një ish-manjat i pronave të patundshme që nuk ka kandiduar më parë për t’u zgjedhur në poste publike. Një sërë sondazhesh në nivel kombëtar tregojnë se zonja Clinton, e cila shpreson të bëhet presidentja e parë grua e vendit, ka një përparësi mesatare me 2 deri në 3% ndaj zotit Trump.