KRYEFAQJA » LAJME » Kandidati i majtë për kryetar bashkie në qarkun e Dibrës vijon fushatën

Kandidati i majtë për kryetar bashkie në qarkun e Dibrës vijon fushatën

Kandidati i majtë për kryetar bashkie në qarkun e Dibrës Muharrem Rama ka vijuar fushatën në njësinë administrative Selishtë dhe në fshatin Brezhdan të njësisë Tomin. Në këto takime Rama ka premtuar ndërtimin e një ujëmbledhësi për ujë të pijshëm , sistemimin e rrjetit të kanalizimeve si dhe hapjen e një shkolle të mesme.

Ndërsa për koordinatorin socialist për Qarkun e Dibrës Damian Gjiknuri premtimet mbahen me punë.
Në këto takime u theksua që një vëmendje e veçantë do ti kushtohet edhe rindërtimit të rrjetit elektrik ashtu sikurse promovimit të turizmit malor.