KRYEFAQJA » LAJME » Kaos në Turqi, nuk dihet fati i presidenti Erdogan
Kaos në Turqi, nuk dihet fati i presidenti Erdogan

Kaos në Turqi, nuk dihet fati i presidenti Erdogan

Lajme kontradiktore vijnë nga Turqia lidhur me fatin e presidentit të vendit Rexhep Taip Erdogan. Fillimisht u tha se ai ndodhej me pushime jashtë vendit, por më pas u njoftua se është në vend të sigurtë. Disa media dhanë një video deklaratë të tij telefonike ku zoti Erdogan i bënte thirrje popullit që të dilte të mbronte vendin. Ai ka kërcënuar se ata qe e kanë krijuar këtë situatë do ta paguajnë shumë shtrenjtë. Media të tjera po shtojnë dyshimet se Erdogan nuk ka më në dorë kontrollin e vendit, madje ka spekulime se ai mund të jetë larguar nga Turqia me shumë mundësi drejt Gjermanisë. Ndërkaq lajmet më të fundit po njoftojnë për përplasje të armatosur mes ushtrisë dhe policisë. televizone të ndryshme sjellin pamje gati të frikshme.