KRYEFAQJA » LAJME » Kapen autorët e vrasjes në Sarandë
Kapen autorët e vrasjes në Sarandë

Kapen autorët e vrasjes në Sarandë

Dy autorët e dyshuar të ekzekutimit të Aleksandër Bardhit janë arrestuar mbrëmjen e së dielës.Vetëm disa orë pasi Bardhi u dërgua i pajetë në spitalin e Sarandës është arrestuar Fernando Deda 29 vjeç dhe Gj. Arapi 15 vjeç, banorë të të njëjtit fshat me viktimën. Dy të arrestuarit akuzohen për veprën penale “ Vrasje me dashje”, kryer në bashkëpunim, për motive të dobëta. Në banesën e shtetasit Arapi, policia ka gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri të llojit “Automatik” model 56, e cila sipas hetimeve të kryera dyshohet të jetë arma e krimit e përdorur në lidhje me ngjarjen. Gjithashtu, policia bën me dije se shtetasi Fernando Deda, ka rezultuar person i shpallur në kërkim dhe i dënuar me 5 vite burg për veprën penale “Trafikimi i mjeteve motorike”.