KRYEFAQJA » LAJME » Kapet drogë në Portin e Durrësit

Kapet drogë në Portin e Durrësit

Policia njoftoi se ka sekuestruar mbrëmjen e së premtes 130 kilogramë lëndë narkotike, kanabis sativa, në një kamion në portin e Durësit. Drejtuesi i tij shtetasi Edmond Xhaja, 48 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, u ndalua nga policia. Kamioni është pronë e një kompanie konfeksionesh.  Sipas policisë droga ishte e mbështjellë në 100 pako dhe ishte fshehur në brendësi të një dërgesë me konfeksione që do të eksportoheshin në Itali. Policia po vazhdon hetimet ndërsa ka shpallur në kërkim pronarin e kompanisë së konfeksioneve.