KRYEFAQJA » LAJME » Kapet drogë në Portin e Durrësit
Kapet drogë në Portin e Durrësit

Kapet drogë në Portin e Durrësit

Në Portin e Durrësit policia ka ndaluar një trajler brenda të cilit u gjet një sasi prej 700 kg kanabis. Automjeti ishte ngarkuar me lëndë drusore, brenda së cilës ishte fshehur droga. Ai ishte nisur nga Bushati i Shkodrës për të mbëritur në Milano, duke kaluar për në Itali me linjën e trageteve Durrës-Bari. Policia ka ndaluar drejtuesin e mjetit banues në Laprakë, si dhe pronarin banues në Tiranë.
Policia dyshon se bëhet fjalë për një rrjet të mundshëm të trafikut të drogës.