KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Kapet kokainë në Itali
Kapet kokainë në Itali

Kapet kokainë në Itali

Gjatë një kontrolli në kufirin italian me Austrinë, policia e Bolzanos ka kapur një sasi prej 93 kg kokaine të paster të fshehur në një Ford Kuga me targa gjermane që i përkiste dy shtetasve shqiptarë, me moshë 36 dhe 42 vjeç, të cilët u vunë menjëherë nën pranga. Kokaina, me vlerë 18 milionë euro do të shitej në Itali. Droga u gjet e fshehur në gomën rezerve të makinës, e cila ishte e mbyllur në mënyrë hermetike dhe u nevojit përdorimi i një pajisjeje elektrike për ta hapur.

Ndërkohë, një sasi tjetër prej 168 kilogramesh kokainë e pastër është kapur në portin e Gioa Tauros ne Rexhio Kalabria. Kokaina ishte e fshehur në një kontenier bananesh që vinte nga Ekuadori dhe ishte drejtuar për në vendet e Ballkanit. Sekuestrimi i kësaj sasie lënde narkotike rezultoi pas kontrollit të ushtruar mbi dokumentet dhe kontenierert e dyshimtë. Vlera e kësaj sasie kap shifrën e 31 milionë eurove. Së fundmi është kapur dhe një sasi tjetër prej 350 kilogram kokaine në portin e Xhoia Tauros.

Arrestimi i dy shqiptarëve u krye nga Policia financiare italiane e komunës së Vipitenos në kufirin Brennero me Italisë e Austrisë.

Ky operacion u krye në kuadër të kontrolleve të piolicisë italiane ndaj automjeteve tregtare e personave në kufirin me Auateinë.

Në automjetin Ford Kuga të shqiptarëve janë sekuestruar dhe tre celularë e disa karta sim.

Kokaina e sekuestruar shënon rekordin e drogës së kapur nga Policia italiane në provincën Alto Adige.