KRYEFAQJA » LAJME » Kapet një sasi e konsiderueshme kanabisi 24 orët e fundit
Kapet një sasi e konsiderueshme kanabisi 24 orët e fundit

Kapet një sasi e konsiderueshme kanabisi 24 orët e fundit

 

Gjatë 24 orëve të fundit Policia e shtetit dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë gjetën dhe asgjësuan në Kalivaç të Memaliajt mbi 18 mijë bimë kanabis sativa. Policia njofton se po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Pas një megaoperacioni të koduar “THUNDER” në rajonin e Shkodrës, policia ka asgjësuar 15 752 rrënjë kanabis në 70 parcela, në zonën e Dukagjinit. Ndërsa në rajonin e Pukës u bë e mundur identifikimi dhe asgjësimi i 11 parcelave me 4746 bimë narkotike si dhe janë identifikuar e shpallur në kërkim tre persona.