KRYEFAQJA » LAJME » Kapiten Floran Deliaj dhe toger Donald Hoxha shpallen “Dëshmorë të Atdheut”
Kapiten Floran Deliaj dhe toger Donald Hoxha shpallen "Dëshmorë të Atdheut"

Kapiten Floran Deliaj dhe toger Donald Hoxha shpallen “Dëshmorë të Atdheut”

Dy pilotët e Forcave të Armatosura Shqiptare, kapiten Floran Deliaj dhe toger Donald Hoxha që humbën jetën tragjikisht në krye të detyrës, pasi helikopteri me të cilin ata po fluturonin u rrëzua, janë shpallur “Dëshmorë të Atdheut” nga Komisioni Shtetëror për Dëshmorët. Homazhet në nderim të tyre do të mbahen në mjediset e Pallatit të Kongreseve mesditën e të enjtes, ndërsa cermonia e përcjelljes së tyre do të zhvillohet në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit. Ngjarja po përcillet me dhimbje të thellë nga opinioni shqiptar i cili po lëshon mesazhe solidariteti me familjet e dëshmorëve më të rinj dhe ushtrinë shqiptare.