KRYEFAQJA » LAJME » Kapshticë, dy të rinj tentuan të kalonin për në shtetin grek 20 kg “Cannabis Sattiva”
Kapshticë, dy të rinj tentuan të kalonin për në shtetin grek 20 kg "Cannabis Sattiva"

Kapshticë, dy të rinj tentuan të kalonin për në shtetin grek 20 kg “Cannabis Sattiva”

Dy të rinj një nga rrethi i Lushnjës dhe tjetri nga Tirana nuk kanë mundur ti shpëtojnë policisë kufitare në tentativën e tyre për të kaluar 40 pako, me peshë 20 KG, lëndë narkotike e presuar, e dyshuar “Cannabis Sattiva”.

Nga shërbimet e Policisë Kufitare të Kapshticës, në bashkëpunim me Doganën dhe me Specialistët e Seksionit kundër Narkotikëve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Renis Kasapi, 32 vjeç, banues në fshatin Karbunar, të rrethit Lushnjë. Si edhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë ndaj shtetases S.C, 21 vjeç, banuese në Kombinat, Tiranë pasagjere në mjet.
Shërbimet e Policisë Kufitate në vijën e dytë kanë përzgjedhur për kontroll të detajuar një automjet pasi kanë krijuar dyshime për trafik të lëndëve narkotike. Gjatë kontrollit të detajuar nga Policia Kufitare, përfshi edhe procesin e skanimit të kryer nga Dogana, në automjetin tip “Mercedes-Benz”, me targa AA 049 NF, që drejtohej nga shtetasi Renis Kasapi, në shasi, në një vend të përshtatur janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale lënda narkotike. Gjithashtu policia sekuestroi 3 aparate celular, shuma prej 1150 Euro si edhe automjeti ku u gjet lënda narkotike.