KRYEFAQJA » LAJME » Kapshticë, goditen dy raste të trafikut ndërkombëtar të narkotikëve në dalje të kufirit shqiptar
Kapshticë, goditen dy raste të trafikut ndërkombëtar të narkotikëve në dalje të kufirit shqiptar

Kapshticë, goditen dy raste të trafikut ndërkombëtar të narkotikëve në dalje të kufirit shqiptar

Shërbimet e Policisë Kufitare të Kapshticës, në bashkëpunim me Specialistët e Seksionit kundër Narkotikëve, në dalje të kufirit shqiptar , kanë goditur dy raste të trafikimit të drogave të forta drejt shtetit Grek. Gjatë këtij operacioni 4 shtetas u arrestuan në flagrance shtetasit , Ledi Nurçe, 38 vjeç, banues në Bilisht-Devoll, Redona Demolli , 21 vjeçe, Mikel Çekrezi, 29 vjeç dhe Rudina Hoxha, 25 vjeçe, të tre banues në Korçë.

Këta shtetas tentonin të kalonin 320 gram lëndë e dyshuar narkotike Kokainë, drejt Greqisë.

Gjatë kontrollit të ushtruar shtetases Redona Demolli, konkretisht në çantën personale të saj, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një sasi prej 263 gram lëndë e dyshuar narkotike e llojit Kokainë. Kjo shtetase po udhëtonte së bashku me shtetasin Ledi Nurçe, me automjetin tip “Mitsubishi” në pronësi të tij dhe nga deklarimet e marra dyshohet se këtë sasi të lëndës narkotike, në çantën e saj , mund ta ketë vendosur Ledi Nurçe. Ndërkohë shtetases tjetër Rudina Hoxha, e cila ishte duke udhëtuar me automjetin tip “Mercedes-Benz” në pronësi të Mikel Çekrezit, në çantën personale , iu konstatua dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një sasi prej 57 gram lëndë e dyshuar narkotike e llojit Kokainë.
Materialet në ngarkim të shtetasve, i kaluan Prokurorisë të Krimeve të Rënda në Tiranë për veprat penale : “Trafikimi i narkotikëve” kryer në bashkëpunim .

Specialistët e Sektorit Kundër Trafiqeve dhe Narkotikëve, në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:Vlase Tanaskoski , 35 vjeç dhe Aleksandër Trajkoski, 38 vjeç, te dy banues ne Struge Maqedoni , për “Trafikim të narkotikëve, kryer në bashkëpunim”.

Këta shtetas, u arrestuan nga efektivat e policisë, pasi në aksin rrugor Librazhd-Prrenjas, në afërsi të fshatit Hotolisht, gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin tip “Jaguar” , u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale:
101.20 gramë, lëndë narkotike e dyshuar e llojit kokaine. 6 telefona 10 karta SIM dhe një sasi dinarësh Maqedonas.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Krimeve të Rënda Tiranë për veprime të mëtejshme për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve, kryer në bashkëpunim” .