KRYEFAQJA » LAJME » Kapshticë, ndalohet gjysëm ton kanabis
Droga kapet në Italia, PD dhe MB replikojnë

Kapshticë, ndalohet gjysëm ton kanabis

Policia shqiptare njoftoi ndalimin të enjten të një personi i cili po tentonte kalimin jashtë kufirit shqiptar të rreth 500 kg lëndë narkotike. Ndalimi i tij u bë në pikën kufitare të Kapshticës, pasi në kamionin me të cilin po udhëtonte ju gjetën 474 pako me kanabis. Pakot ishin fshehur në pjesën e tavanit të mjetit dhe rimorkios së tij. Kamioni kishte si destinacion fundor Turqinë, por ende është e pa qartë se ku do të shkarkohej droga. Prokuroria e Krimeve të Rënda ka ngritur akuzën për “Trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike”. Kjo është prej sasive më të mëdha të lëndëve narkotike të kapura kohët e fundit nga policia shqiptare.