KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Karaibe: Uragani Metthew shkon në fuqinë 5
Karaibe: Uragani Metthew shkon në fuqinë 5

Karaibe: Uragani Metthew shkon në fuqinë 5

Uragani Matthew vazhdon të fryhet dhe të fitojë fuqi: në orët e fundit ka arritur kategorinë 5, dhe tani, ndërsa lëviz ngadalë drejt Karaibeve, kërcënon Xhamajkën, Kubën, Haitin, dhe Bahamas. Edhe Florida mund të kërcënohet duke filluar nga java tjetër, por banorët të paktën “kanë luksin sepse kanë kohë”, tha për CNN Rick Knabb, drejtor i Qendrës Kombëtare për Uraganët në SHBA.

Sipas modeleve meteorologjike të shpjeguara nga CNN, uragani duhet të jetë pranë brigjeve të Xhamajkës, dhe të Haitit e të Kubës mes së dielës dhe së hënës. Të enjten e shkuar Matthew ishte i kategorisë 1. Dje shkoi në kategorinë 3 dhe në orët e fundit shkoi në 4 dhe pastaj në 5, është i pari i kësaj fuqie pas uraganit Felix, që nga viti 2007.