KRYEFAQJA » LAJME » Karaman: Grushti i shteti vepër e një numri të vogël ushtarakësh
Karaman: Grushti i shteti vepër e një numri të vogël ushtarakësh

Karaman: Grushti i shteti vepër e një numri të vogël ushtarakësh

Njoftimet me të fundit nga Turqia bëjnë të ditur se kreu i parlamentit turk Ismail Karaman ka deklaruar se grushti i shteti është vepër e një numri të vogël ushtarakësh. Ai citohet të ketë thënë se të shtunën në mëngjes do të zhvillohet një mbledhje emergjente të qeverisë. Kryeministri Yldirim ka deklaruar nga ana e tij se mbështetësit e qeverisë do ushtrojnë forcën dhe mbrojnë demokracinë në Turqi. Disa ushtarakë të lartë kanë dalë me deklarata se janë në mbështetje të qeverisë. Këto zhvillime duket se konfirmojnë lajmet se presidenti turk Erdogan është larguar nga Turqia dhe po kërkon azil. Fillimisht ai i është drejtuar Gjermanisë, por autoritetet e Bonit nuk e kanë pranuar. Ka njoftime se ai i është drejtuar Londrës, por një gjë e tillë nuk konfirmohet as nga burime zyrtare dhe as nga mediat serioze britanike.
Nga terreni po vijnë lajme të frikshme lidhur me të vrarë dhe të plagosur, kryesisht nga përplasja mes përkrahësve të grushtit të shtetit dhe policisë. Në disa qytete njerëzit kanë dalë në sheshe dhe rrugë. Ata janë ndarë në përkrahës të qeverisë dhe ushtrisë që ka organizuar grushtin e shtetit. Mes tyre ka tension të madh dhe egziston frika se gjithçka mund të degjenerojë në një luftë civile. Udhëheqës fetarë kanë dalë dhe bërë thirrje për qetësi dhe maturi. Tensioni është i madh.