KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » Kartelizohen 476 objektet ikonografike të sekuestruara tre vjet më parë
Kartelizohen 476 objektet ikonografike të sekuestruara tre vjet më parë

Kartelizohen 476 objektet ikonografike të sekuestruara tre vjet më parë

Mbyllet me sukses regjistrimi, katalogimi dhe kartelizimi i 476 objekteve ikonografike dhe dekorative të sekuestruara 3 vjet më parë. Ministria e Kulturës Mirela Kumbaro ka njoftuar përfundimin e kësaj pune gjigande siç e quan ajo, përmes faqes së saj në facebook. Komisionit të ekspertëve të trashëgimisë, ngritur për këtë qëllim, u është dashur gati një vit pune për të realizuar këtë proces, ndërkohë që ajo shprehet që këto objekte ndodhen të sigurta e të depozituara në fondet e Muzeut Historik Kombëtar. Më herët, ato qëndruan për një kohë të gjatë në mjediset e Galerisë Kombëtare të Arteve.

Katalogu do të shërbeje jo vetëm si bazë të dhënash, por edhe si një burim për të organizuar ekspozitat e posaçme me këtë material kulturor që do t’i shpalosim publikut së afërmi. Komisioni përbëhej nga ekspertë në mbrojtje dhe ruajtje të Trashëgimisë Kulturore, nga Galeria e Arteve, Muzeu Historik, Qendra kombëtare e inventarizimit të pasurive, instituti i monumenteve dhe Ministria e kulturës.