KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Karter konfirmoi se numri dy i shtetit islamik,është vrarë gjatë një operacioni në Siri
Karter konfirmoi se numri dy i shtetit islamik,është vrarë gjatë një operacioni në Siri

Karter konfirmoi se numri dy i shtetit islamik,është vrarë gjatë një operacioni në Siri

Numri dy i grupit terrorist të shtetit islamik Abdul Rahman Mustafa al-Kaduli, një shtetas iraken i njohur me emrin Haxhi Imam, është vrarë gjatë një operacioni të koalicionit të udhëhequr nga SHBA-të në Siri.

Lajmi u konfirmua nga sekretari amerikan i mbrojtjes Eshton Karter. “Forcat amerikane kanë vrarë disa terroristë të ISIS-it këtë javë, dhe ne besojmë se mes tyre është edhe drejtuesi Haxhi Imam, i cili githashtu kishte dhe postin e ministrit të financave në këtë organizatë terroriste”, u shpreh Karter gjatë një konferencë për shtyp. Për sekretarin Karter, goditja e kupoles drejtuese të ISIS është manovër efiçente në luftën kundër këtij grupi. “Liderët e ISIS kanë eksperiencë, kështu që eleminimi i tyre është një objektiv i rëndësishëm sjell një rezultat domëthënës”, u shpreh Karter.