KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Katalonja voton për ndarjen nga Spanja
Katalonja voton për ndarjen nga Spanja

Katalonja voton për ndarjen nga Spanja

Partitë, të cilat kërkojnë ndarjen e Katalonjës nga Spanja, kanë siguruar shumicën absolute në zgjedhjet rajonale që u mbajtën të dielën në këtë krahinë. Me një pjesëmarrje rekord, e cila kaloi edhe zgjedhjet e vitit 2012, Katalonja votoi të dielën për autoritetet rajonale, por votimi i hap njëherësh rrugë shpalljes së njëanshme të pavarësisë. Partitë pro pavarësisë kanë fituar 72 nga 135 vende në parlament. Sipas premtimit, partitë separatiste do të shpallin shkëputjen nga Madridi brenda 18 muajsh. Qeveria qëndrore në Madrid është angazhuar se do ta bllokojë në gjykate këtë lëvizje, por separatistët thonë se vota e së dielës është një referendum “de fakto” mbi çështjen e pavarësimit nga Spanja. Qeveria qendrore e shpalli të paligjshëm një referendum në nëntorit 2014 për pavarësinë e Katalonjës, rajonit më të pasur dhe të zhvilluar ekonomikisht të Spanjës.