KRYEFAQJA » LAJME » Kategoria e dytë: Tirana B-Partizani B 1-1

Kategoria e dytë: Tirana B-Partizani B 1-1

Edhe njëherë vëmendja e sportdashësve kryeqytetas është përqëndruar në derbin midis Tirana B dhe Partizani B. Ky takim ishte i vlefshëm për kategorinë e dytë dhe u transmetua drejtpërdrejt nga Televizioni Shqiptar. Fillimisht kalon në avantazh Partizani me anë të Jaupaj. Në 18′ të pjesës së parë, një krosim i bukur në zonë i Arbanës dhe Jaupaj i vetëm nuk e ka të vështirë ta dërgojë topin me kokë në rrjetë. (34) Tirana B rrezikon me Peçin dhe Halilin dy herë por pa mundur të shënojë. Pjesa e parë do të mbyllej me fitoren e Partizanit B 1-0. Në të dytën, bardheblutë janë më këmbëngulës dhe arrijë të shënojnë me anë të keqit. (79) NJë skemë e bukur e futbollistëve të Tiranës B e realizuar në mënyrë të saktë, e nxjerr të lirë Keqin brenda zonës që shënon dhe barazim 1-1. Me këtë rezultat mbyllet ky takim që u luajt në kompleksin sportiv Skënder Halili në Tiranë.