KRYEFAQJA » LAJME » Kategoria e parë; Apoloni-Bylis sot në RTSH
Kategoria e Pare, sport, pogradec, lusnje, barazim, futboll

Kategoria e parë; Apoloni-Bylis sot në RTSH

Niveli i dytë i Kampionatit Kombëtar të Futbollit, që njihet si Kategoria e Parë, luan sot ndeshjen e fundit të javës së 9-të të grupit B, atë midis Apolonisë dhe Bylisit. Sikundër ka bërë të premten dhe të shtunën, edhe emocionet e kësaj ndeshjeje do të sillen për sportdashësit drejtpërdrejt dhe ekskluzivisht nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar. Të premten, transmetuesi publik solli takimin e vlefshëm për grupin B, midis Pogradecit dhe Lushnjës, ndeshje që dhuroi plot 6 gola, por u mbyll në barazim 3-3. Ndërsa të shtunën u transmetua ndeshje Kamza-Burreli, ku skuadra vendase fitoi me një gol të vetëm, të shënuar në pjesën e parë dhe korri fitoren e 9-të në po aq javë kampionat. Sfida e sotme midis Apolonisë dhe Bylisit vë përballë njëri-tjetrit vendasit, që mbajnë vendin e 9-të, pasi kanë marrë 9 pikë në 8 ndeshjet e para, me ballshiotët, që mbajnë vendin e 3-të, me 12 pikë.