KRYEFAQJA » LAJME » Kategoria e Parë: Autobusi i Bylisit pëson aksident, lëndohen lehtë disa lojtarë
Kategoria e Parë: Autobusi i Bylisit pëson aksident, lëndohen lehtë disa lojtarë

Kategoria e Parë: Autobusi i Bylisit pëson aksident, lëndohen lehtë disa lojtarë

Para disa minutash ka ndoshur një aksident automobilistik në të cilin është përfshirë autovusi që dërgonte në Lushnje lojtarët e Bylisit. Dy skuadrat kishin në program të luanin në orën 14:00 ndeshjen e tyre të radhës të vlefshme për javën e 6-të të Kategorisë së Parë në Grupin B.

Sipas dëshmitarëve në vendngjarje, një autoveturë Benz i ka prerë rrugën autobusit ku udhëtonin lojëtarët. Si pasojë e aksidentit, po sipas dëshmitarëve, janë lënduar lehtë disa lojtarë.

Në faqen e Bylisit në Facebook thuhet: “Autobusi i skuadrës sonë është goditur nga një mjet në Portez duke shkuar në Lushnje për ndeshjen e sotme!! Disa lojtarë kanë shkuar per mjekime në Spitalin Rajonal te Fierit….. Fatmirësisht nuk ka viktima…. Çunave që janë dëmtuar iu urojmë shërim sa më të shpejtë”!!!

Lojtari i Bylisit, Renato Hyshmeri, tha se ishte një incident i frikshëm, por falë Zotit asnjëri nga ne nuk ka dëmtime serioze.

Ndeshja që ishte në program të luhej sot, sipas burimeve zyrtare brenda FSHF-së, është shtyrë për nesër po në të njëjtën orë.