KRYEFAQJA » LAJME » Kategoria e parë; Elbasan-Pogradec sot në TVSH
Kategoria e Parë: Kamza akoma pa humbje, mund Besën në Kavajë

Kategoria e parë; Elbasan-Pogradec sot në TVSH

Kategoria e Parë e Kampionatit Kombëtar të Futbollit do të luajë sot pasdreke takimin e prapambetur midis Elbasanit dhe Pogradecit. Kjo ndeshje u shty për shkak të zhvendosjes së takimit të Kombëtar nga Shkodra në Elbasan, duke i mohuar skuadrës vendase mundësinë për të luajtur në shtëpi. Sikundër i gjithë ky sezon i nivelit të dytë të Kampionatit Kombëtar të Futbollit, edhe ndeshja e sotme do të sillet për sportdashësit drejtpërdrejt dhe ekskluzivisht nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar, duke nisur nga ora 14:00. Elbasani vjen në këtë përballje pas humbjes 0-2 në Berat përballë Tomorit vendas, në takimin e vlefshëm për javën e 9-të, ndërsa Pogradeci pas atij barazimi 3-3 në shtëpi përballë kryesueses së renditjes, Lushnjës. Elbasanasit mbajnë vendin e fundit të renditjes, me 6 pikë të marra në 8 ndeshjet e para, ndërsa pogradecarët mbajnë vendin e 5-të, me 10 pikë.