KRYEFAQJA » LAJME » KATEGORIA E PARË, LUSHNJA-TOMORI 1-0, DIREKT NË RTSH
Lushnja- tomorri, lajme sport, kategoria e pare, direkt live ne rtsh

KATEGORIA E PARË, LUSHNJA-TOMORI 1-0, DIREKT NË RTSH

Niveli i dytë i Kampionatit Kombëtar të Futbollit, që njihet ndryshe si Kategoria e Parë, ka luajtur të hënën ndeshjet e fundit të javës së saj të parë. Siç dihet, kjo Kategoria, edhe për efekt gjeografik, është ndarë në dy grupe, atë të Jugut, që njihet si grupi A, dhe atë të Veriut, që njihet si grupi A. Kështu, në takimin që nisi të luhet në ora 14:00 dhe që u soll për sportdashësit drejtpërdrejt nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar, Lushnja ka mundur minimalisht Tomorin e Beratit me një gol të vetëm, të shënuar në pjesën e dytë. Sikundër është bërë e ditur, në bazë të kontratës së nënshkruar pak javë më parë me Federatën Shqiptare të Futbollit, transmetuesi publik do të sjellë për sportdashësit drejtpërdrejt 3 prej takimeve më të spikatura të çdo jave të Kategorisë së Parë. Takimi i zhvilluar në Stadiumin “Roza Haxhiu” të Lushnjës u vendos në minutën e 55-të, me golin e shënuar për vendasit nga futbollisti peqinas, Endri Magani. Të dielën, Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar solli për sportdashësit takimin midis Dinamos dhe Shkumbinit, që u fitua nga kryeqytetasit me rezultatin 2-0, me nga një gol për secilën pjesë loje.