KRYEFAQJA » LAJME » KATEGORIA E PARË, LUSHNJA-TOMORI, SOT NË RTSH

KATEGORIA E PARË, LUSHNJA-TOMORI, SOT NË RTSH

Niveli i dytë i Kampionatit Kombëtar të Futbollit, që njihet ndryshe si Kategoria e Parë, do të luajë sot dy ndeshjet e fundit të javës së saj të parë. Siç dihet, kjo Kategoria, edhe për efekt gjeografik, është ndarë në dy grupe, atë të Jugut, që njihet si grupi A, dhe atë të Veriut, që njihet si grupi A. Në kuadër të grupit A luhet sot takimi i fundit, ai midis Elbasanit dhe Turbinës, që nis në ora 14:00. Po në të njëjtën kohë, do të nisë në Lushnjë takimi midis skuadrës vendase dhe Tomorit të Beratit, që do të sillet për sportdashësit drejtpërdrejt nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar. Sikundër është bërë e ditur, në bazë të kontratës së nënshkruar pak javë më parë me Federatën Shqiptare të Futbollit, transmetuesi publik do të sjellë për sportdashësit drejtpërdrejt 3 prej takimeve më të spikatura të çdo jave të Kategorisë së Parë. Të dielën, Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar solli për sportdashësit takimin midis Dinamos dhe Shkumbinit, që u fitua nga kryeqytetasit me rezultatin 2-0, me nga një gol për secilën pjesë loje.