KRYEFAQJA » LAJME » Kategoria superiore luan sot ndeshjet e javës së tretë
Partizani fiton në Durrës 0-2 dhe shkon në vend të dytë

Kategoria superiore luan sot ndeshjet e javës së tretë

Me ndeshjet Luftëtari-Korabi në orën 14.00, dhe Tirana-Kukësi e Skënderbeu-Laçi në orën 17.00 nis java e 3-të e kategorisë superiore. Pas dy ndeshjeve të para, si Luftëtari dhe Korabi kërkojnë fitoren e parë në këtë kampionat. Ndërsa Skënderbeu ndaj Lapit kërkon tri pikët për të ruajtur kreun e renditjes. Në Selman Stërmasi, Tirana pret Kukësin e vendit të dytë. Një ndeshje me rivalitet që pritet të dhurojë emocione tek të gjithë sportdashësit. Televizioni shqiptar do të përcjellë drejtpërdrejt emocionet e kësaj sfide duke filluar nga ora 17.00. Por jo vetëm kaq. Nëpërmjet valëve të televizionit tonë, në orën 19.00 të gjithë apasionuarit e basketbollit do të ndjekin, ndeshjen Shqipëri-Sllovaki, e vlefshme për eliminatoret e kampionatit evropian. Kombëtarja jonë e basketbollit i ka humbur të pesë ndeshjet e para, të luajtura deri tani. Në pallatin e sportit Asllan Rusi të gjithë presin fitoren e parë të kuqezinjve të koshit.