KRYEFAQJA » LAJME » Kategoria Superiore, luhen ndeshjet e para
kategoria superiore, ndeshjet e para, partizani-luftetari

Kategoria Superiore, luhen ndeshjet e para

Kategoria superiore ka startuar të mërkurën me 4 ndeshje të luajtura. Skënderbeu ka mundur 2-1 Flamurtarin. Kampionët në fuqi kanë siguruar fitoren e parë, falë një 11-metërshi të dhënë në favor të tye në minutat e fundit të takimit. Ka qenë Salihi që ka shënuar nga pika e bardhë duke i dhënë fitoren dhe tri pikët e para kampionëve në fuqi. Edhe Partizani merr tri pikët e para teksa ka mundur Luftëtarin 1-0. Dy ndeshjet e tjera, Korabi – Laçi dhe Teuta-Tirana janë mbyllur në barazim pa gola 0-0. Televizioni shqiptar, do të përcjellë sot dejtpërdrejt për të gjithë teleshikuesit, emocionet e ndeshjes, Vllaznia-Kukësi, e cila nis në orën 19.00.