KRYEFAQJA » LAJME » Kategoria Superiore: Nesër hidhet shorti në FSHF
Kategoria Superiore: Nesër hidhet shorti në FSHF

Kategoria Superiore: Nesër hidhet shorti në FSHF

Hidhet të mërkurën me 17 gusht në orën 11:00, në sallën e konferencave në FSHF, shorti për të përcaktuar kalendarin e kampionatit të 78-të të Kategorisë Superiore, për sezonin e ri futbollistik 2016-2017. Për këtë gjë, FSHF-ja ka njoftuar të gjithë klubet pjesëmarrëse që të marrin pjesë në këtë short.

Edhe në këtë kampionat nuk do të ketë ndryshim formati. Në Kategorinë Superiore 2016-2017 do të ndeshen ndërmjet tyre në katër faza për 36 javë 10 skuadra të cilat janë: Flamurtari, Korabi, Kukësi, Laçi, Luftëtari, Partizani, Skënderbeu, Teuta, Tirana dhe Vllaznia.

Skuadra që do të renditet e para, pra kampionja e Kategorisë Superiore, do të luajë në turin e dytë kualifikues të Ligës së Kampioneve. Skuadrat që do të dalin në vendin e dytë dhe të tretë do të luajnë në turin e parë kualifikues të Ligës së Europës. Dy skuadrat që do të renditen në vendin e 9-të dhe të 10-të do të bien në Kategorinë e Parë.