KRYEFAQJA » LAJME » Kategoria Superiore: Skënderbeu vazhdon kryesimin i vetëm
Kategoria Superiore: Nesër hidhet shorti në FSHF

Kategoria Superiore: Skënderbeu vazhdon kryesimin i vetëm

Kukësi ka marrë tri pikë të çmuara në sfidën përballë Flamurtarit teksa ka fituar 1-0, falë golit të realizuar nga Lima në minutat e fundit të takimit, i vlefshëm për javën e 5-të të kategorisë Superiore. Teksa dukej se gjithçka po shkonte drejt barazimit 0-0, Lima shënon golin e fitores për Kukësin. 3 pikë të vleshme këto për skuadrën kuksiane që ruan vendin e tretë në renditjen e kategorisë superiore me 9 pikë, po aq sa Laçi dhe Teuta. Flamurtari përveç humbjes, ndëshkohet edhe me largimin e Nijaz Lenës pikërisht në minutat shtesë të takimit. Mesfushori I skuadrës bregdetare ndëshkohet me kartonin e dytë të verdhë dhe njëkohësisht të kuqin, për një ndëhyrje në mesin e fushës ndaj futbollistit të Kukësit.

Në sfidën tjetër të luajtur të dielën, Laçi ka mundur Vllazninë 1-0 falë golit të realizuar nga Xhejms. Pas kësaj humbje duket se tek skuadra shkodrane nuk ka ndryshuar asgjë, kriza vazhdon ashtu si gjatë ndeshjeve të tjera, teksa nuk ka mundur të sigurojë ende asnjë fitore.

Ja dhe rezultatet e javës së pestë:

26 shtator 2015

Tirana – Teuta 2 – 0

Bylis – Skëndebeu 1 – 4

Tërbuni – Partizani 1 – 2

27 shtator 2015

Kukësi – Flamurtari 1 – 0

Vllaznia – Laçi 0 – 1

Ja dhe renditja pas javës së pestë:

Superiore