KRYEFAQJA » LAJME » KATEGORIA SUPERIORE, SOT DY TË FUNDIT E JAVËS SË 5-TË
Kategotia e Parë rikthehet sot me javën e tretë

KATEGORIA SUPERIORE, SOT DY TË FUNDIT E JAVËS SË 5-TË

Edhe niveli më i lartë i Kampionatit Kombëtar të Futbollit, Kategoria Superiore, luan sot dy ndeshjet e fundit të javës së saj të 5-të. Në Durrës, Teuta vendase përballet me Korabin, në takimin që nis në ora 17:00. Po në të njëjtën kohë, nis në kryeqytet dueli midis Tiranës dhe Flamurtarit. 3 ndeshjet e para të të javës së 5-të u luajtën të shtunën dhe, pasdreke, Kukësi ka mundur mininmalisht Partizanin, me një gol të Pejiçit. Kjo ndeshje u soll për sportdashësit drejtpërdrejt nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar. Po me një gol të vetëm, Luftëtari ka mundur në Ballsh Laçin, ndërsa Skënderbeu ka thyer Vllazninë me rezultatin 3-0. Duhet theksuar se shkodranët ishin një skuadër të nuk kishin pësuar gol deri dje, por Skënderbeu ka vijuar të korrë fitoren e 5-të në po aq javë kampionat dhe të shkëputet edhe më në krye të renditjes së Kategorisë Superiore. Korçarët mbajnë vendin e parë me 15 pikë, 6 më tepër sesa Kukësi i vendit të dytë.