KRYEFAQJA » LAJME » Kategoria Superiore: Sot java e 6-të, Skënderbeu-Teuta drejtpërdrejt në RTSH

Kategoria Superiore: Sot java e 6-të, Skënderbeu-Teuta drejtpërdrejt në RTSH

Rikthehet kampionati shiqptar i futbollit pas një pushimi të detyruar nga ndeshjet e kombëtares, me Lihtenshtejnin dhe Spanjën, të vlefshme për eliminatoret e botërorit Rusi 2018. Java e 6-të e kategorisë superiore nis me ndeshjen Luftëtari-Vllaznia në orën 14.00, e cila do të luhet në stadiumin e Peqinit. Më pas në orën 17.00 luhen Korabi-Tirana, Flamurtari-Kukësi dhe Skënderbeu-Teuta. Kjo e fundit do të sillet për teleshikuesit drejtpërdrejt nga rrjeti i Radio Televizionit Shqiptar. Korçarët kërkojnë tri pikët për të thelluar diferencën me ndjekësit e vendit të dytë, por përballë do të kenë Teutën që do të drejtohet nga trajneri italian Roberto Cevoli. Ndërkohë që, presidenti i skuadrës durrsake, Hasanbelliu ka kërkuar nga futbollistët e tij fitoren. NJë tjetër sfidë e rëndësishme luhet në Vlorë. Flamurtari që është në krizë rezultatesh pret Kukësin e vendit të dytë. Por trajneri Magani nuk do të ketë në dispozicion për këtë sfidë edhe Lukiç e Rinç për shkak dëmtimi. Gjithashtu edhe Alvesh nuk ka arritur formën e duhur ndaj nuk dihet nëse do të luajë apo jo në formacion. Në Selman Stërmasi, Korabi pret Tiranën. Të dyja skuadrat do të luajnë në një fushë e cila nuk duhet të jetë në kushte optimale, pasi një ditë më parë është luajtur ndeshja e kombëtareve të 19 vjeçarëve, ndërsa ka tri ditë që nuk pushojnë reshjet e shiut, të cilat duhet ta kenë rënduar më shumë gjendjen e tapetit të blertë. Java e 6-të e kategorisë superiore mbyllet me ndeshjen Partizani-Laçi, e cila luhet të enjten në orën 14.00