KRYEFAQJA » LAJME » Kategoria Superiore: Tirana mundet 2-1 nga Luftëtari
tirana, luftetari, 2 -1 , reginaldo, bregu, taku, lajme sport, kategoria superiore

Kategoria Superiore: Tirana mundet 2-1 nga Luftëtari

Tirana nuk ka mundur të ruajë serinë e rezultateve pozitive, teksa është mundur 2-1 nga Luftëari në ndeshjen e javës së 8-të të kategorisë superiore. Pas asaj ndeshje të bukur të shfaqur ndaj Skënderbeut, të dielën kundër Luftëtarit shfaqet në fushë një Tiranë pa grintë, me një sulm që nuk është rezultativ dhe një mbrojtje aspak të organizuar. Në ndeshjen e luajtur në Peqin, 40 minutat e para të dyja skuadrat nuk krijojnë asnjë rrezik në portat respektive. Pikërisht në këtë minutë një gabim i mbrojtjes së Tiranës u kushton shtrenjtë kryeqytetasve teksa e shohin veten në disavantazh. Eshtë Rexhinaldo që kalon Luftëtarin në avantazh. Minuta e 43′ Rrezikon Tirana. Mervill në zonë pason për Moizes por topi I gjuajtur prej tij pritet nga Miraka. Dy minuta më vonë (45) është mbrojtja gjirokastrite që gabon dhe Afrim Tako shënon golin e barazimit. Me rezultatin 1-1 mbyllen 45 minutat e para. Pjesa e dytë është më e bukur teksa portierët respektivë vihen në provë nga sulmuesit e të dyja skuadrave. (52) Kundërsulm i shpejtë i Luftëtait me Sotono por portieri Lika e neutralizon këtë sulm të afrikanit. Luftëtari ka nisiativën. Teksa në 57′ Devi Bregu shënon golin e dytë për Luftëtarin. Sulmuesi vlonjat, brenda zonës së bardhebluve, fillimisht shmang Domgjonin dhe me një gjuajtje të bukur realizon, 2-1 për Luftëtarin. (66) Gjirokastritët janë shumë pranë golit të tretë kur portieri Lika shpëton portën pas gjuajtjes së Rexhinaldos. Megjithë përpjekjet sulmi i Tiranës nuk ka qenë efikas duke bërë që mbrojtja dhe portieri Miraka t’i neutralizonin topat e ardhur në zonën e tyre. Pas kësaj humbje Tirana mbetet në vendin e katërt me 13 pikë. Ndërsa Luftëtari ngjitet në kuotën e 13 pikëve por aq sa Vllaznia që ka mundur Teutën 1-0. Në ndeshjet e tjera të luajtura një ditë më parë u arritën këto rezultate: Korabi-Partizani 0-1, Laçi-Flamurtari 1-1 dhe Skënderbeu-Kukësi 0-0.