KRYEFAQJA » LAJME » Katër ndeshje futbolli Këtë fundjavë në televizionin publik
Katër ndeshje futbolli Këtë fundjavë në televizionin publik

Katër ndeshje futbolli Këtë fundjavë në televizionin publik

Siç është bërë tashmë traditë në këto dy muaj të para të sezonit sportiv, rrjeti i Radiotelevizionit Shqiptar do të sjellë për sportdashësit një tjetër fundjavë të mbushur me transmetime të drejtpërdrejta të ndeshjeve dy niveleve më të larta të kampionateve të futbollit, Kategorisë Superiore dhe Kategorisë së parë.

Kështu gjithçka nis të shtunën në orën 14:00 me duelin e vlefshëm për Grupin B të nivelit të Kategorisë së Parë midis Dinamos dhe Apolonisë. Të dielën pasdreke vjen drejtpërdrejt një tjetër takim i Kategorisë së Parë, këtë radhë i vlefshëm për Grupin A, midis Kamzës dhe Kastriotit. Po të dielën në orën 17:00 do të transmetohet edhe ndeshja më e spikatur e javës së 9-të të Kategorisë Superiore midis Partizanit dhe Skënderbeut, pasi dy ekipet janë vetëm dy pikë larg njëra-tjetrës, dhe kryesues janë korçarët. Të hënën pasdreke do të vijë për sportdashësit një tjetër duel i vlefshëm për Grupin B të Kategorisë së Parë mdis Lushnjës dhe Bylisit.