KRYEFAQJA » LAJME » Katër viktima në një aksident në Velipojë
Katër viktima në një aksident në Velipojë

Katër viktima në një aksident në Velipojë

Një tjetër aksident i rëndë automobilistik i është shtuar kronikës së zezë. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mengjesit në Velipojë ku një automjet BWV në rrethana ende të paqarta ka përfunduar në kanalin e një hidrovori. Mendohet se të paktën 4 persona, një vajzë dhe tre djem kanë humbur jetën. Dy prej viktimave janë shtetas italianë. Policia gjendet në vendgjarje. Dëshmitarë të ndryshëm thonë se shkak i aksidetit mund të jetë edhe mungesa e shenjave sinjalistike. Kohët e fundit aksidentet automobilistike në Shqipëri kanë qenë të shumta. Gati çdo ditë ka patur njoftime për aksidente fatkeqësisht me viktima dhe të plagosur. Autoritetet e Ministrisë së Brendshme kanë ndryshuar edhe drejtuesit e lartë të policisë rrugore, ndërsa u kanë bërë thirrje drejtuesve të mjeteve të zbatojnë rigorozisht rregullat e qarkullimit.