KRYEFAQJA » LAJME » Katërfishohet numri i turistëve në Divjakë-Karavasta
divjake karavasta, parku kombetar, turizem, turizmi shqiptar, laguna

Katërfishohet numri i turistëve në Divjakë-Karavasta

Gati janë katërfishuar turistët në Parkun Kombëtar Divjakë-Karavasta krahasuar me vitin e kaluar. Turistë të apasionuar pas zogjve nga e gjithë bota, që në tre vitet e fundit janë informuar më mirë edhe për ekzistencën e një tjetër oazi ligatinor në Mesdhe, në Shqipëri. Janë rreth 1200 turistë çdo muaj nga 300-400 që kanë qënë vitet e mëparshme.

Por promovimi i Lagunës së Karavastasë ka rritur edhe rreziqet për investime në emër të turizmit në këtë zonë, siç ishte edhe rasti i gërmimeve të para një muaji për të hapur një kanal lundrues për varka, të cilat u shoqëruan me protesta të shoqatave mjedisore.

Por a dëmton një shtim i numrit të turistëve qetësinë e shpendëve, të cilat në Karavasta pikërisht prej kushteve të përshtatshme natyrore në tre vitet e fundit janë trefishuar, duke arritur deri në 50-60 mijë?

Ekspertët thonë se nëse vizitat turistike bëhen brenda rregullave dhe turistët nuk bëjnë shkelje mjedisore, nuk ka pse të të ketë dëmtime të qetësisë së shpendëve apo prishje të ekuilibrave natyrorë.