KRYEFAQJA » LAJME » Kavajë, Arrestohen drejtuesit e shkollës “Dituria”
arrestohen drejtuesit e shkolles "dituria" kavaje

Kavajë, Arrestohen drejtuesit e shkollës “Dituria”

Fallsifikimi i dokumentave u ka kushtuar dhe presidentit dhe drejtorit të një shkolle jopublike në Kavajë. Prokuroria e këtij rrethi ka urdhëruar ndalimin e pronarit dhe administratorit të shkollës jopublike “Dituria” , shtetasve Vath Gjylsheni dhe Bardhyl Mastori, të dyshuar për veprën penale të “Fallsifikimit të dokumentave shkollorë”. Këta dy persona, të ndaluar tashmë nga ana e forcave të Policisë, dyshohet se kanë fallsifikuar të dhënat e shumë personave, duke i pajisur me dokumenta shkollorë të rremë. Urdhëri i prokurorisë erdhi pas një kallëzimi të bërë nga inspektoriati shtetëror i Arsimit pranë Ministrisë së Arsimit. Auditi i Ministrisë së Arsimit pasi ka audituar shkollën jo-publike “Dituria” në qytetin e Kavajës me administrator, shtetasin Bardhyl Mastori, si edhe pronar shtetasin Vath Gjylsheni, ka konstatuar një sërë shkeljesh, deri në raste fallsifikimi të regjistrave shkollor, si Amza, indekse, ekuivalentime provimesh etj.