KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Kazakistan: Forcat e sigurisë vrasin 5 militantë
kazakistan

Kazakistan: Forcat e sigurisë vrasin 5 militantë

Forcat e sigurisë së Kazakistanit kanë vrarë pesë militantë të dyshuar në qytetin Aktobe, në pjesën veriperëndimore të këtij vendi, ku një ditë më parë janë vrarë së paku 20 vetë. Në deklaratën e Komitetit të Sigurisë Kombëtare theksohet se njësia e forcave speciale depërtoi me forcë në një banesë dhe ka vrarë katër “terroristë”. Personi i pestë i vrarë ishte një njeri i armatosur që hapi zjarr kundër policisë në rrugë. Nuk është raportuar për viktima në mesin e forcave të sigurisë. Në deklaratë thuhet se militantët e vrarë dyshohej se kanë marrë pjesë në një sulm më 5 qershor dhe se po vazhdon kërkimi për një numër të paspecifikuar militanësh.