KRYEFAQJA » LAJME » Bota » KE alarm për aksidentet në Europë
KE alarm për aksidentet në Europë

KE alarm për aksidentet në Europë

Të paktën 26 000 persona kanë humbur jetën gjatë vitit të kaluar në aksidentet rrugore në territorin e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, njoftoi të enjten Komisioni Evropian. Ky numër është pak më i madhe se ai i vitit të kaluar. KE kërkoi marrjen e masave për parandalimin e rritjes së numrit të viktimave. ”BE-ja kishte vënë si objektiv përgjysmimin e numrit të vdekjeve nga aksidentet rrugore për periudhën 2010-2020, por ky objektiv nuk është arritur” bën të ditur Komisioni Evropian. “Ne kemi arritur rezultate domethënëse gjatë dekadave të kaluara në reduktimin e këtij numri, por situata aktuale është alarmante”, tha eurokomisionerja për Transportin, Violeta Bulc. Shifrat e aksidenteve dallojnë dukshëm nga njëri vend anëtar te tjetri.”Nivelin më të lartë, 90 viktima për një milion banorë e kanë Bullgaria, Rumania dhe Letonia. Ndërkohë, numrin më të vogël, 30 vdekje për një milion banorë e kanë Malta, Suedia, Holanda dhe Britania e Madhe” bën të ditur Komisioni Evropian.