KRYEFAQJA » LAJME » KE do të vendose sot në një samit dyditor planin përfundimtar për refugjatët
Këshilli europian do të vendose sot planin përfundimtar për refugjatët

KE do të vendose sot në një samit dyditor planin përfundimtar për refugjatët

Këshilli europian do të vendose në një samit dyditor që fillon të enjten pasdite për planin përfundimtar për refugjatët. Duke shpresuar të ketë një vendim të përbashket për këtë, udhëheqësit europianë ndërkohë njohin vështirësinë e negociatave me Turqinë, në të njëjtën kohë që plani parashikon mbajtjen e refugjatëve pikërisht në territorin e saj deri në shpërndarjen në vendet europiane të atyre që u njihet statusi i refugjatit. Plani me anekset e tij sipas asaj që ka përgatitur komisioni europian parashikon shpërndarjen deri në fund të vitit të rreth 63 mijë emigrantëve që ndodhen në greqi, ndërkohë që udhëheqësit europiane janë të unifikuar për të ndihmuar Greqinë në këtë rol nga ana tjetër, Greqia dhe Italia janë parashikuar gjithashtu si vendet kryesore të pikave të pranimit dhe regjistrimit të emigrantëve, pas të cilave përcaktohet se kush e fiton statusin. Vendet europiane kanë parashikuar deri tani shpërndarjen vetëm në territorin europian për emigrantet e rregullt, ndërsa e cilësojnë si sukses frenimin e valës së papërmbajtur të emigrantëve të para disa muajve. Në planin e 7 marsit, Shqipëria ishte parashikuar vetëm për një proces përforcimi të kufirit që qeveria shqiptare deri tani e ka në negocim me Italinë. Sic është bërë e ditur, të premten do të kryejë takime në Tiranë komisioneri europian për refugjatët Avramopulos, i cili gjithsesi do të përcjellë vendimet europiane që deri tani janë prirur të kontrollojnë emigrimin ilegal dhe trafikun e qënieve njerëzore. Qeveria shqiptare ngriti me një vendim të posaçëm të mërkuren një komitet për trajtimin e kësaj situate të emigrimit në kufijtë jugore të Shqipërisë.