KRYEFAQJA » LAJME » KE pritet të japi propozimin për negociatat me Shqipërinë
KE pritet të japi propozimin për negociatat me Shqipërinë

KE pritet të japi propozimin për negociatat me Shqipërinë

Komisioni Europian pritet të japi të mërkurën propozimin e tij për negociatat me Shqipërinë. Një ditë përpara publikimit të propozimit në Parlamentin Europian nga komisioneri Johannes Hahn, një burim në misionin e BE në Tiranë tha që raporti i progresit, një dokument prej 90 faqesh, karakterizohet nga dy përkufizime të rëndësishme: Shqipëria ka patur progres të qëndrueshëm dhe në asnjë fushë nuk ka patur përkeqësim. Gjithnjë sipas këtij burimi, në raport vlerësohet se në 90 përqind të fushave, Shqipëria ka patur ecuri pozitive.
Detyra kryesore për Shqipërinë gjatë vitit në vijim pritet të jetë zbatimi i Reformës në Drejtësi‎, dhe ligjit të vettingut në veçanti. Për Komisionin Europian, vendi ka bërë shumë në rrugën e miratimit të Reformës në Drejtësi, ç’ka konsiderohet një hap i rëndësishëm pozitiv. Reforma zgjedhore mbetet gjithashtu edhe ajo një çështje që do të ndiqet me vëmendje nga Brukselit, që kërkon implementimin e rekomandimeve të OSBE/ODIHR.
Per Komisionin ka patur shenja te mira ne luften kunder krimit dhe korrupsionit, por ai pret qe Shqiperia te jape prova te forta per hetimin dhe ndeshkimin e zyrtareve te larte. Komisioni ne progres raport do te vleresoje edhe pershpejtimin e perpjekjeve per luften kunder droges, nje ceshtje e nxehte ne debatin e brendshem politik shqiptar.
Rritja ekonomike vleresohet e mire dhe sistemi financiar i qëndrueshëm. Në raport jane 6 çeshtje per te cilat nuk ka patur progres, por as regres. Keto lidhen me lirine e fjales, fushen audiovizuale, prokurimin publik, levizjen e lire per pune etj. Shqiperia pritet te marre nje rekomandim ndoshta te kushtezuar per celjen e negociatave. Por, nga sa mund te parashikohet, fokusi i kushtit do te jete Reforma ne Drejtesi, zbatimi i saj dhe i ligjit te vettingut ne vecanti.