KRYEFAQJA » LAJME » KE pritet të vendosi për liberalizimin e vizave me Kosovën
KE pritet të vendosi për liberalizimin e vizave me Kosovën

KE pritet të vendosi për liberalizimin e vizave me Kosovën

Komisioni Evropian pritet të vendosi të mërkurën në mesditë rreth propozimit legjislativ për liberalizimin e vizave me Kosovën. Vendimi do të merret pas diskutimit të komisionerëve lidhur me atë se sa Kosova ka plotësuar standardet për liberalizimin e vizave. “Mund të konfirmojë se Kolegjiumi i Komisionerëve do të diskutojë gjendjen e fundit të Kosovës sa i përket plotësimit të standardeve për liberalizimin e vizave, për të parë nëse duhet apo nuk duhet bërë propozimin legjislativ për liberalizimin e vizave për Kosovën”  citohet të ketë thënë për KosovaPress, zëdhënësja e Komisionit Evropian, Mina Andrevas. Sipas saj, vendimi është i pashmangshëm nëse të gjitha standardet janë plotësuar. Autoritetet kosovare janë opotimiste se vendimi do të jetë pozitiv dhe se qytetarët e Kosovës do të udhëtojnë lirshëm në vendet e BE.