KRYEFAQJA » LAJME » Bota » KE propozon paketën e vitit 2016 me rekomandimet specifike për vendet anëtare
komisioni europian, paketa nderkomebtare, vendet anetare te KE, ligjet,

KE propozon paketën e vitit 2016 me rekomandimet specifike për vendet anëtare

Komisioni europian propozoi sot paketën e vitit 2016 me rekomandime specifike për vendet anëtare, duke parashtruar udhëzimet për politikat ekonomike për gjashtëmujorin europian. Paketa ekonomike e Komisionit e ve theksin tek reformat strukturore që nevojiten për të forcuar rikuperimin ekonomik te BE-së, duke reduktuar pengesat që i paraqiten rritjes ekonomike dhe nxitjes së punësimit. “Modernizimi i tregut të punës, tregut të shërbimeve dhe atij te produkteve, lehtësimi i bizneseve, duke reformuar administratën publike dhe sistemin tatimor, do të ndihmojë në hapjen e më shumë vendeve të punes dhe investimeve në BE”, u shpreh zevedëspresidenti të Komisionit Dombrovskis. Ndërkohë i defiçitit të përgjithshëm parashikohet të bjerë në 1.9 përqind këtë vit, nga 6.1% që ishte në vitin 2010. Rekomandimet e këtij gjashtëmujori kanë një fokus të veçantë në çështjet sociale dhe hapjen e vendeve të punës. Komisioni gjithashtu i rekomandon Këshillit të heqë proçedurat e defiçitit të mbetur për Qipron, Irlandën dhe Slloveninë pasi këto vende i kanë çuar defiçitet e tyre poshtë nivelit 3% të vleres së referencës së Traktatit për GDP-në. Ndërsa në lidhje me Belgjikën, Italinë dhe Finlandën, Komisioni sugjeron që të konsiderohet se këto tre vende kanë përmbushur paktin e stabilitetit dhe të rritjes ekonomike. Megjithatë, në lidhje me Italinë, komisioni do të rishikojë vlerësimin e tij në një raport tjetër në muajin nëntor.