KRYEFAQJA » LAJME » Bota » KE shtyn progres raportin për Shqipërinë
KE shtyn progres raportin për Shqipërinë

KE shtyn progres raportin për Shqipërinë

Komisioni evropian ka vendosur shtyrjen e publikimit të progres raportit për Shqiperinë dhe vendet e tjera kandidate me të paktën një javë. Pas një takimi joformal të komisionit, zëdhënësi i këtij institucioni Margaritis Skinas lajmëroi se shtyrja kryhet për arsye të krizës së emigrantëve, pa dhënë ndonjë datë të saktë për publikimin. “Është e vërtetë se publikimi i raporteve kryhet gjithmonë në këtë periudhe të vitit. Ne si komision konsiderojmë se, për shkak të kësaj që ka ndodhur këto javë, ka më tepër rëndësi të përqëndrohemi te zgjidhja e krizes së refugjatëve dhe pikërisht këtë po bëjmë. Kjo është më e rëndësishmja tani për tani. Të enjten do të mbahet një takim ku do t’u jepet rëndësi diskutimeve për këtë temë dhe, pas kësaj, do të vazhdojmë me raportet e progresit”, tha zëdhënësi Skinas i cili shtoi se data e publikimit të tyre nuk është e gdhendur në gur.