KRYEFAQJA » LAJME » KE, vlerësime me nota për kandidatët e BE
KE, vlerësime me nota kandidatët e BE

KE, vlerësime me nota për kandidatët e BE

Pakoja e raporteve vjetore të Komisionit Evropian për kandiatët e ardhshëm për anëtarësim në organizatë këtë vit është përgatitur në një formë të re. Ajo do të paraqesë një pasqyrë më të qartë për përparimin e secilit shtet në procesin e integrimit evropian. Një nga risitë në raporte, do të jetë vlerësimi i vendeve sipas sistemin me nota, nga 1 në 5.
Raportet për Shqipërinë, Kosovën, Serbinë, Malin e Zi, Maqedoninë, Bosnjë e Hercegovinën dhe Turqinë, të cilat u shtynë disa herë, do t’i prezantojë në Bruksel komisioneri për zgjerimin Johanes Han.
Javët e fundit Komisioni Evropian ka kryer konslutime me dyer të mbyllura me ekspertë ndërkombëtarë për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë, të cilët rekomanduan që raportet të dalin nga forma e thatë burokratike, e cila deri më tani i bënte ose të palexueshëm, ose të interpretueshem në mënyra të ndryshme.
Ekspertët propozuan që raportet të pasurohen me grafike dhe tabela, nga të cilat do të shihet qartë se cili vend ka përparuar në krahasim me kandidatët e tjerë dhe sa.
Përparimi i përgjithshëm do të tregohet me nota, një sistem, i përdorur në disa raporte më të hershme. Nota më e lartë do të thotë se vendi  i ka miratuar tërësisht standardet evropiane, ndërsa më e ulta do të thotë ngecje.
Kjo formë e re e raporteve paraqet hap të madh përpara, sepse me të ulet mundësia për interpretime të gabueshme apo politizim të raporteve.