KRYEFAQJA » LAJME » Bota » KE zgjat me tre muaj kontrollin e kufijve brenda BE
KE zgjat me tre muaj kontrollin e kufijve brenda BE

KE zgjat me tre muaj kontrollin e kufijve brenda BE

Komisioni Evropian ka miratuar një zgjatje të afatit për kontrollin e kufijve brenda Bashkimit Evropian për një kohë 3 mujore. Kontrollet e kufijve të brendshëm në BE, u vendosën me kërkesën e 5 vendeve të cilat u përpallën me një fluks të madh emigrantësh në 2015. Ndërkohë edhe pse kjo masë është miratuar nga Komisioni Evropian, vendet anëtare duhet të miratojnë ate formalisht. Vendet që do të preken janë Gjermania, Austria, Danimarka, Suedia dhe Norvegjia, edhe pse jo anëtare e BE-se, por pjese e Shengenit. Gjermania ka kërkuar edhe më parë zgjatjen e kontrollit të kufijve, për shkak të sulmeve terroriste që kanë goditur vendin. “Aktualisht kemi në fuqi masa të kontrollit kufitar. Ato janë masa të jashtëzakonshme për një situatë të jashtëzakonshme. Pozicioni im për sa i takon “Shengen”-it, ka qenë gjithnjë shumë i qartë. Qëllimi im personal, por edhe qëllimi ynë, është të kalojmë nga kontrollet aktuale tek funksionimi normal i Zonës Shengen, sa më shpejt që të jetë e mundur”, tha Dimitris Avramopoulos, komisioneri europian për emigracionin. Më shumë se një milionë refugjatë, shumica nga zonat e konfliktit në Lindjen e Mesme, hynë në Europë në 2015. Pavarësisht se numri nuk bie shumë në sy nëse krahasohet me 500 milionë banorët e bllokut, ai shkaktoi mosmarrëveshje të shumta mes shteteve të BE-së për mënyrën e trajtimit dhe sistemimit të tyre. Si pasojë, blloku forcoi kontrollet në kufi si edhe procedurat e dhënies së azilit.