KRYEFAQJA » LAJME » Kelmendi pas fitores: Ky triumf është më i rëndësishëm sesa sporti
Kelmendi pas fitores: Ky triumf është më i rëndësishëm sesa sporti
EPA/ORLANDO BARRIA

Kelmendi pas fitores: Ky triumf është më i rëndësishëm sesa sporti

Xhudistja kosovare Majlinda Kelmendi nuk i ka përmbajtur lotët pas triumfit historik të arritur në Rio 2016, kur i dhuroi Kosovës medaljen e parë të artë, në pjesmarrjen e parë në lojra olimpike. “Jam kaq e lumtur. Për të qenë e sinqertë, erdha këtu për medaljen e artë, por kjo është një çmenduri. Jam kaq e lumtur për veten, për trajnerin tim, për gjithë vendin tim. Është hera e parë që Kosova merre pjesë në Olimpiadë dhe, të marr një medalje të artë që me herë të parë, kjo është diçka e jashtëzakonshme” tha Kelmendi
Për kampionen e parë olimpike në histori të Kosovës, ky triumf është më i rëndësishëm sesa sporti. “Kjo do të thotë shumë. Njerëzit, veçanërisht fëmijët, më shikojnë si heroinë. Unë u kam vërtetuar atyre se, edhe përtej luftës, edhe pse i kemi mbijetuar luftës, nëse e dëshirojnë diçka, mund ta arrijnë. Nëse duan të bëhen kampionë olimpikë, ata mund të bëhen. Edhe pse vijmë nga një vend i vogël, nga një vend i varfër, ne jemi të fortë” tha sportistja kosovare.
Të dielën Majlinda Kelmendi shënoi disa fitore rresht në xhudo në peshën deri 52, më e fundit që i dha titullin, ajo ndaj italianes Xhufrida.