KRYEFAQJA » LAJME » Kënd i ri lojrash do të shtohet në rrugën “Sitki Çiço”
rruga sitki cico, kend i ri lojrash, bashkia tiranes, parku i liqenit, 1 qershor

Kënd i ri lojrash do të shtohet në rrugën “Sitki Çiço”

Brenda verës fëmijët e bllokut të pallateve në rrugën “Sitki Çiço” në Tiranë do të kenë një hapësirë të denjë ku mund të luajnë dhe të argëtohen. Bashkia e Tiranës nisi sot punën për ndërtimin e këndit të dyet lojërave në zonën përballë maternitetit të ri, nga 12 të tillë që do të ngrihen në të gjitha njësitë urbane të Tiranës.

Veliaj shfrytëzoi rastin që t’i bëjë një ftesë edhe të rinjve të Tiranës që 1 qershorin te mblidhen për të festuar në këndin e lojërave te Parku i Liqenit.

Sipas projektit që do të ndërtohet te materniteti i ri, prashikohet një shesh rekreativ për të gjitha moshat, ku dy hapësira do t’i dedikohen vetëm këndeve për fëmijë, një hapësirë për lulishte dhe një tjetër për fusha basketbolli.