KRYEFAQJA » LAJME » Kënd i ri lojrash në Komunën e Parisit

Kënd i ri lojrash në Komunën e Parisit

Brenda dy muajsh Lagjia e njohur si komuna e Parisit do të ketë një kënd të ri lojdash. Bashkia e tiranës ka nisur sot ndërhyrjen në këtë hapsirë. Kryebashkiaku Erion Veliaj përsëriti angazhimin e institucionit që drejton për të punuar për gjeneratën tjetër.

Veliaj kërkoi edhe mbështetjen e komunitetit të zonës, duke nisur nga bizneset për të mirëmbajtur këtë investim.

Sipërfaqja totale e sheshit ku do të zbatohet projekti është rreth 800 m2, . Gjysma e saj është e gjelbëruar dhe gjysma tjetër është dedikuar si zonë rekreacioni. Ky është këndi i 7 i lojrave që po ndërtohet në kryeqytet. Brenda vitit Bashkia e Tiranës planifikon të përfundojë ndërtimin e 12 hapsirave të tilla.