KRYEFAQJA » LAJME » Kënd i ri lojrash në rrugën “Mine Peza”
Kënd i ri lojrash në rrugën “Mine Peza”

Kënd i ri lojrash në rrugën “Mine Peza”

Një tjetër kënd lojrash i shtohet kryeqytetit. Në rrugën “Mine Peza” Bashkia e Tiranës përuroi një hapsirë të re çlodhëse. Kryebashkiaku Erion Veliaj tha se ky kënd është modeli i parë i 12 hapsirave të ngjashme publike që do të ndërtohen në gjithë Tiranën. Ai përsëritit se për bashkinë fëmijët janë prioritet dhe se kjo hapsirë e re i bashkon gjeneratat. Përmes shtimit të hapësirave të tilla bashkia kërkon ndërkohë të rikthejë vëmendjen tek sporti. Ky investim u bë i mundur përmes bashkëpunimit të Bashkisë së Tiranës dhe donatorëve si SIGAL dhe Fastech, të cilët dhuruan lodrat për hapësirën çlodhëse në Njësinë Administrative nr.9. Punimet për këndin e lojërave zgjatën rreth 2 muaj.